Të fundit

BE-ja dënon dëmtimin e dy automjeteve të mediumeve kosovare në veri

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të Kosovës.

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur, pasi grupe të serbëve lokalë janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të komunave: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në një reagim në Twitter, ai tha se BE-ja dënon dëmtimin e dy automjeteve të dy mediumeve “Kallxo.com” dhe RTV Dukagjini. Gazetarët e mediumeve në Kosovë po vazhdojnë të raportojnë nga veriu.

Ai u shpreh se gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë, transmeton Paparaci.

“BE-ja dënon dëmtimin e sotëm të makinave që i përkasin Kallxo Live dhe RTV Dukagjini. Edhe pse situata e sigurisë në veri është e tensionuar dhe e vështirë, gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë për sigurinë e tyre”, shkroi Szunyog.

Njësoj si Szunyog, edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar incidentet që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve, të cilët po raportojnë nga veriu i Kosovës.

AGK-ja po ashtu njoftoi se edhe vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur sot në Komunën Zubin Potokut.

“Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë. Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjëm thirrje NATO dhe EULEX të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“AGK-ja, gjithashtu, ju bën thirrje të gjithë kolegëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdës të shtuar, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës”.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci