Të fundit

Ekipi i A2 CNN detyrohet t’i fshijë xhirimet e marra në Zveçan

Korrespondenti i A2 CNN, Jul Kasapi, ka treguar për një problem që kanë pasur ai dhe ekipi i tij i terrenit gjatë protestës që është zhvilluar në Zveçan.

Ai për Klan Kosovën ka deklaruar se mbi dhjetë persona ekipin e këtij mediumi që ishin sot në terren dhe dje i kanë detyruar që t’i fshijnë të gjitha pamjet që i morën nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, sot edhe në Zubin Potok është djegur vetura e mediumit Tëvë1.

Në fotografitë dërguar AGK-së, shihet se i janë thyer xhamat dhe shpërthyer gomat e veturës, e më pastaj edhe e vënë në flakë. Gjithashtu, dy persona të tjerë të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e Periskopit në Zveçan.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci