Të fundit

Raportohet se kryetari i Leposaviqit është brenda komunës, nuk dihet a doli Salih Zyba

Kryetari i ri i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, raportohet se është duke qëndruar akoma brenda objektit, ndërsa me të janë edhe pjesëtarë të Policisë të Kosovës.

Siç shihet në pamjet përreth komunës, nuk ka pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe aty janë vetëm trupat e KFOR-it, që po e rrethojnë objektin. Turma në Leposaviq nuk është shpërndarë akoma.

Herët në mëngjes, është raportuar se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Sali Zyba ka hyrë në objektin e komunës së Leposaviqit. Siç raporton T7, nuk ka asnjë informacion publik se a ka dalë ai nga objekti i komunës, transmeton Paparaci.

Policët e Kosovës gjenden në rrugë të tjera të Leposaviqit, ndërkaq kontrollin përreth komunës e ka KFOR-i, i cili ka vendosur një kordon.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci