Të fundit

ShBA-të dënojnë dhunën e serbëve ndaj KFOR-it, kërkojnë të ndalen veprimet që ndezin tensionet

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar sërish pas tensioneve në veri të vendit, ku serbët janë përplasur me gazetarët, Policinë e Kosovës si dhe me personelin e KFOR-it.

Hovenier u shpreh se ShBA-të i dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë edhe përdorimin e eksplozivëve ndaj KFOR-it.

“SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër KFOR-it, trupat që kërkojnë të ruajnë paqen”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Ai po ashtu pati një thirrje urgjente që të ndalohet dhuna në atë pjesë të Kosovës.

“Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, përfundoi Hovenier.

Paraprakisht, Hovenier ka zhvilluar një takim me kryeministrin Kurti në Qeverinë e Kosovës. Në takim morën pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it, duke filluar nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.

Në emër të QUINT-it, ambasadori amerikan – mes tjerash – ka dënuar grafitet në automjetet e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës.

“Ne kemi parë fotografi të grafiteve kundër veturave të KFOR-it dhe automjeteve të policisë dhe kemi dëgjuar për sulme ndaj gazetarëve”, u shpreh ai. “Ne e dënojmë këtë”.

“Kjo nuk është një përgjigje e duhur. Protesta paqësore është e drejtë në çdo shoqëri demokratike”, shtoi ai. Hovenier ka theksuar se e mbështesin të drejtën për të protestuar paqësisht.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë, në veri, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë tjera djegëse.

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci