Të fundit

Aktori Alec Baldwin i nënshtrohet një operacioni

Aktori i nominuar për Oscar, Alec Baldwin iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e ijeve.

Zbulimin e ka bërë bashkëshortja e tij, Hilaria, me një postim në llogarinë personale në Instagram.

”Alec mori një kofshë të re sot … ishte shumë e vonuar,” shkroi gruaja e aktorit, duke postuar një foto të përbashkët nga dhoma e spitalit.

“Kemi kaluar kaq shumë së bashku…, unë me të vërtetë dua që ti ta lësh pas vetes këtë kapitull shumë intensiv të dhimbjes kronike dhe të përmirësohesh”, shtoi Hilaria, duke falenderuar mjekët dhe stafin.

“Edhe ti! Faleminderit …”, i është përgjigjur aktori postimit të bashkëshortes së tij.

Çifti ka shtatë fëmijë së bashku. Në fillim të këtij muaji, Baldwin u bë gjysh për herë të parë pasi fëmija i tij i madh Ireland u bekua me vajzën Holland.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci