Të fundit

Vuçiq në CNN kërkon nga komuniteti ndërkombëtar ta dënojë Kosovën

I pyetur se çfarë duhet që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përgjigjur se kjo “nuk është pyetje me vend”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të vendosura kundër, sipas fjalëve të tij, “atyre që janë kokëfortë dhe përgjegjës për përshkallëzimin e situatës në Kosovë, duke rrezikuar kështu paqen dhe sigurinë e gjithë rajonit”.

Vuçiq, në një deklaratë për CNN-in amerikan, u bëri thirrje serbëve që të vazhdojnë të protestojnë në “mënyrë paqësore dhe të ruajnë maturinë”, transmeton Paparaci.

“Unë e di që këta njerëz janë të vendosur të luftojnë në mënyrë “paqësore” për të drejtat e tyre elementare. Ata duan të mbijetojnë, të ruajnë emrin dhe mbiemrin, fenë e tyre dhe të kenë të drejtën të jetojnë atje ku kanë jetuar gjithmonë. Këshilla ime dhe kërkesa është që gjithmonë ta bëjmë atë “me qetësi dhe të jemi të matur”. Dhe i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime vendimtare kundër atyre që janë kokëfortë dhe që e përshkallëzojnë situatën në terren, duke rrezikuar kështu paqen dhe sigurinë e të gjithë rajonit”, ka thënë Vuçiq i pyetur se cili ishte mesazhi i tij për njerëzit që po protestojnë në veri të Kosovës.

I pyetur nëse ka kërkuar nga serbët që t’i bojkotojnë zgjedhjet e fundit në veri të Kosovës, Vuçiq është përgjigjur se “nuk e ka bërë këtë” dhe se ka qenë vendim i tyre.

“Prandaj kam dashur t’i shpjegoj faktet. Para vitit 2013, serbët nuk kanë marrë pjesë asnjëherë në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina. Dhe pastaj kanë pranuar dhe kanë marrë pjesë katër herë në zgjedhjet e Kosovës dhe kurrë nuk ka pasur probleme. Që kur Kurti erdhi në pushtet ai ua ndaloi serbëve pjesëmarrjen në referendumin e Serbisë, si dhe në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, dhe më e rëndësishmja është se ai nuk e formoi Asociacionin, i cili është parakusht për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e Kosovës”, ka pretenduar Vuçiq.

I pyetur se çfarë i duhet Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, Vuçiq është përgjigjur se këtë pyetje nuk duhet bërë.

“Plani gjermano-francez parasheh procesin e normalizimit të marrëdhënieve. Është parakusht për përparimin e Serbisë, por edhe të Kosovës në rrugën evropiane. Ne e njohim Kartën e OKB-së, rezolutën e OKB-së dhe jemi gjithmonë të gatshëm të diskutojmë kompromisin. Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm për këtë. Pyetja e drejtë do të ishte pse dikush dëshiron të përshkallëzojë situatën”, ka pretenduar, presidenti serb./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci