Të fundit

Gjokoviq nuk heq dorë nga mesazhi i tij provokues

Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka thënë se “është i vetëdijshëm se njerëzit mund të mos pajtohen”, me të pas mesazhit të fundit në “Roland Garros”.

Ashtu edhe siç njihet, një sportist provokator, Gjokoviq shkroi në ndeshjen e parë në turneun francez “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”, duke nxitur reagime në opinion.

Në një intervistë të shkurtër, Gjokoviq ka thënë se ai “e mbron”, akoma mesazhin e tij edhe pse njerëzit nuk mund të pajtohen me të, raporton BBC, përcjellë Paparaci.

Tenisti serb është akuzuar për përfshirje në çështje politike, por organizatorët e turneut nuk kanë vendosur ta dënojnë. Ai thjeshtë është qortuar nga ministrja e sportit në Francë.

Mesazhi i Gjokoviqit erdhi pas tensioneve të shkaktuara në veri të Kosovës.

Ai njihet për mesazhe provokuese e kundërthënëse tash e sa kohë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci