Të fundit

“Profile nga Beogradi po ftojnë me dalë në veri”: Kjo është thirrja që duhet ta shmangni sipas policisë

Policia e Kosovës bashkë me ministrin Xhelal Sveçla u kanë kërkuar qytetarëve që injorojnë thirrjen për protestë të enjten rreth orës 12:00 në jug të Mitrovicës, e për të vazhduar më pas drejt veriut.

Kjo pasi sipas Policisë, shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.

“Andaj iu bëhet thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bien pre e asnjë gjoja organizimi nga persona të panjohur, por të lënë institucionet e sigurisë, institucionet e Republikës së Kosovës të trajtojnë situatën me profesionalizëm”, tha Policia, transmeotn Paparaci.

Për çka bëhet fjalë? 

Në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi ditëve të fundit, ku bëhet thirrje për protestë në veri të Kosovës. Sipas fotos, protesta e thirrur për sot fillon në ora 12:00.

Një marshim i tillë vjen pasi që nga 26 maji, serbët lokalë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit po protestojnë dhe po kundërshtojnë kryetarët shqiptarë.

Për rastin në fjalë, ka reaguar edhe gazetari Berat Buzhala, i cili ka shpërndarë postimin e Sveçlës në Facebook.

Duke u thirrur në informacione, Buzhala tha se disa profile në Beograd po bëjnë thirrje që të dalin qytetarët në protestë.

“Po ia boj share Xhelalit dhe po shtoj edhe dicka: Informatat e mia dhe te disa burimeve thojne se profile te krijuara ne Beograd po ftojne me dale ne proteste ne Mitrovice”, ka shkruar Buzhala.

“Mos u boni budalle me dal. Qe edhe Xhelali po thote. Trusni ne shpi”.

Sveçla fton qytetarët mos të marrin pjesë në protestën e sotme në Mitrovicë: Thirrja po përhapet nga persona të panjohur

 

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci