Të fundit

Tri raste të vrasjeve në tentativë për 24 orë në Kosovë, arrestohen të dyshuarit

Është arrestuar një person në Deçan, pasi dyshohet se i njëjtë kishte plagosur një person dhe kishte qenë në arrati.

Siç thuhet në raportin e policisë së Kosovës, i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Rr. Haki Povataj, Deçan 10.05.2023 – 12:30. Lidhur me rastin, është arrit të arrestohet edhe një i dyshuar mashkull kosovar i mitur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Edhe në Skenderaj, një burrë dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një tjetër.

Thuhet se viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur nga i dyshuari mashkull kosovar.

Ndër të tjera thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, një gëzhojë dhe një thikë.

“Rr. Bekim Berisha, Skenderaj 31.05.2023 – 20:27. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë, një gëzhojë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson raporti.

Ndërkohë edhe në Fushë Kosovë dy burra kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pasi të njëjtit ishin plagosur me armë zjarri.

Bëhet e ditur se janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë dhe është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Pejës, Fushë Kosovë 31.05.2023 – 16:00. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që ishin plagosur nga arma e zjarrit. Sipas mjekut, viktimat janë jashtë rrezikut për jetë. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë dhe është konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, përfundon raporti.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci