Të fundit

Macron, Scholz dhe Borrell sot e takojnë Vuçiqin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë sot në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Kishinau, ku do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas kumtesës së shërbimit për media të Vuçiqit, janë planifikuar edhe një sërë takimesh të tjera me liderët e vendeve, transmeton Paparaci.

“Një seri takimesh janë planifikuar mes presidentit serb dhe zyrtarëve, duke përfshirë Presidentin e Republikës së Francës Emmanuel Macron, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë Olaf Scholz, Kancelarin Federal të Republikës së Austrisë Karl Nehamer, Kryeministrin e Republikës Çeke Petr Fijala, Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviq, si dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell”, pretendohet në njoftim./Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci