Të fundit

Mourinho nuk i pëlqen medaljet e argjendta, e heq dhe ia dhuron një tifozi

Trajneri portugez, Jose Mourinho “shijoi” humbjen e parë mbrëmë në një finale evropiane pasi u mposht nga Sevilla në finalen e madhe të UEFA Europa League.

Pas ndeshjes, Mourinho vendosi që medaljen e tij të argjendtë t’ia dhuroi një tifozi të ri që ndodhej në tribunë.

“Unë i mbaj medaljet e arta, nuk i dua ato të argjendta dhe i dhuroj gjithmonë”, ka thënë Mourinho pasi humbi finalen e tij të parë si trajner.

Roma u mposht në finale nga Sevilla vetëm pas ekzekutimit të penalltive. 120 minutat e takimit përfunduan me rezultat të barabartë 1:1.

Kjo ishte humbja e parë për trajnerin Jose Mourinho në një finale evropiane. Nga pesë finale sa ai kishte arritur në karrierën e tij si trajner kishte shënuar fitore.

Për Sevillën ky ishte trofeu i shtatë i Ligës së Evropës.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci