Të fundit

Osmani: S’kam plan të takohem me Vuçiqin, na duhet ndihma e aleatëve për t’i luftuar kriminelët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të enjten në një takim të Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në Kishinjev të Moldavisë, se nuk ka plan që të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur për situatën e tensionuar në veri, Osmani tha se duhet të rivendoset sundimi i ligjit në Kosovë.

“Situata është e tensionuar, por ne duhet të sigurohemi që e rivendosim sundimin e ligjit në Kosovë, dhe të kuptojmë se kërcënimi vjen nga mohimi që i bën Serbia ekzistencës së Kosovës si shtet sovran”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, ajo ka insistuar që marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, që zbatohet.

Sipas saj, “është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale”.

Megjithatë, ajo u shpreh se është e rëndësishme të takohet me liderët evropianë për t’ua sqaruar atyre se çfarë po ndodh tani në veri. Kësisoj, ajo pati kritika të ashpra për Serbinë.

Shteti serb ka shërbyer si satelit i Rusisë, tha shefja e shtetit, transmeton Paparaci.

“Unë jam këtu për të kërkuar përkrahje të partnerëve t’i luftuar këto tendencave dhe të parandalohet ndikimi i këtyre. Vuçiqi është i interesuar që nga bandat kriminale të destabilizojë, s’duhet të lejohet një gjë e tillë. Kam takime me të gjithë liderët që marrin pjesë në këtë samit. Është me rëndësi që të kërkojmë përkrahjen, dhe të ecim në Këshill të Evropës, por edhe të shpjegojmë se çka po ngjan në veri. Do të kërkoj ndihmën e tyre që t’i luftojnë grupet kriminale në veri që po destabilizojnë vendin tonë”, tha ajo.

“Është me rëndësi që nga Serbia të kërkohet t’i ndalë veprimet destabilizuese dhe bandat kriminale. Këto janë grupe që janë në listën e zezë zë SHBA-së dhe të Britanisë. Ata po terrorizojnë qytetarët çdo ditë.Na duhet ndihma e aleatëve të jemi më të fokusuar në luftimin e grupeve, por urdhri ndaj tyre vjen nga Vuçiqi. Dihet kush i nxit ato, pra presioni duhet të jetë te Beogradi që ta ndalin dhunën. Kur ka dhunë, çdo zgjidhje mund edhe të fokusohet në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci