Të fundit

Maliqi: Pse Kosova nuk ka angazhuar kompani lobimi në Uashington, atje Serbia po dominon

Analisti Politik, Agon Maliqi, ka pyetur në Facebook se pse Kosova nuk ka angazhuar kompani lobimi në Uashington të ShbA-së dhe në kryeqendrat e mëdha, transmeton Paparaci.

Ai tha se ato luajnë rol shumë të rëndësishëm. Shtoi se “mbështetësit e Kosovës shumica angazhohen vullnetarisht dhe as nuk konsultohen prej qeverisë sonë”.

“Para disa vitesh Kosova në Uashington e ka pasur rrjetin më aktiv dhe efektiv të mbështetësve prej gjithë vendeve të Ballkanit – aq sa shumë shtete fqinje na kanë pasur lakmi për qasjen te vendimarrësit. Sepse ashtu funksionon ai qytet politik”, shkroi ai në Facebook.

Sipas tij, tash në ShBA po dominon Serbia sa i përket mjeteve të shpenzuara për lobim, duke përmendur kështu stafin e madh të ambasadës serbe.

“Sot atje për nga mjetet e shpenzuara për lobim dominon Serbia, Gjuriq edhe ambasadën e ka shumëfishuar me staf, ndërsa mbështetësit e Kosovës shumica angazhohen vullnetarisht dhe as nuk konsultohen prej qeverisë sonë. A vjen kjo qasje prej neglizhencës, injorancës apo është e qëllimshme? Prej bindjes naive se Kosovën e çojnë përpara argumentet e forta morale? Sidoqoftë, mos u habisni pastaj se “po na keqkuptojnë” kur shumicën e plagëve i shkakton Kosova vetë”, shtoi ai.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci