Të fundit

Pasi dështoi në finalen e ‘Europa League’, Matiç premton të niset drejt veriut të Kosovës

Mesfushori serb i skuadrës së Romës, Nemanja Matiç ka njoftuar se do të vijë në veri të Kosovës për të përkrahur protestuesit serb.

Kështu ka njoftuar prifti i njohur serb, Predrag Popoviq. Sipas priftit, Matiç e ka njoftuar mbrëmë se ai do të vijë së shpejti në Kosovë për të përkrahur popullin serb.

“Kemi folur për Kosovën dhe Metohinë tonë të vuajtur këto ditë. Matic thotë se po numëron ditët deri në kthimin e tij në KiM”, thuhet në postimin e Poppoviq.

Matiç e Roma u mposhtën mbrëmë në finale të Ligës së Evropës nga skuadra e Sevillas.

Ish-mesfushori i Manchester United kishte vizituar Manastirin e Deçanit vitin e kaluar.

Matiç nuk është sportisti i vetëm nga Serbia që është përfshirë në çështje politike. Para dy ditësh edhe tenisti Novak Gjokoviq kishte dërguar mesazhe provokuese për Republikën e Kosovës.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci