Të fundit

Ish-kryetari i Zveçanit pretendon se gjendja e serbit të plagosur është e rëndë

Ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, tha se gjendja e një serbi, i cili “u plagos me armë zjarri gjatë përleshjes me pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës” në këtë qytet, “është e rëndë”.

Aktualisht, shtoi ai, po konsiderohet nëse ai duhet të dërgohet në Beograd për trajtim të mëtejshëm.

“Bëhet fjalë për lëndime të rënda të legenit dhe enëve të gjakut”, tha Milloviq për Radio-Televizionin e Serbisë, shkruan REL, transmeton Paparaci.

Nga institucionet shëndetësore nuk ka asnjë konfirmim të këtij informacioni.

Përleshjet mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, të hënën në Zveçan, lanë dhjetëra të plagosur në të dyja anët.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci