Të fundit

Miratohet zgjerimi i Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari, pritet shtimi i 4 portave të reja

Ministria e Financave ka njoftuar se kanë miratuar shtimin edhe të 4 portave të reja të imbarkimit (boarding gates), duke e rritur kështu numrin e portave nga 8 në 12 gjithsej.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, zgjerimi i terminalit do të bëhet në anën jugore dhe në anën veriore të portave ekzistuese të imbarkimit, ndërsa buxheti i paraparë për këtë plan në total është rreth 3 milionë euro.

“Meqenëse Plani i Zgjerimit bie nën kompetencat e Partnerit Privat, zgjerimi i terminalit do të bëhet pa asnjë shpenzim shtesë për Dhënësin apo Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ky zgjerim synon që të rrisë kapacitetin e terminalit për të përballuar flukse më të mëdha të udhëtarëve, por edhe rritjen e komoditetit për pasagjerët që të kenë sa më të lehtë kalimin nëpër kontrollet e aeroportit”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Tutje, thuhet se gjatë mbledhjes Komiteti miratoi edhe raportin vjetor për vitin 2022 si dhe diskutoi mbi kërkesën e partnerit privat për zgjatjen e afatit të koncesionimit me qëllim reflektimin e kohës së pandemisë ashtu siç parashihet në kontratë.

Aty disktuan edhe për të ardhurat që kishin gjatë vitit 2022.

“Sipas Raportit mbi Pasqyrat Financiare të Auditorit të Pavarur, të Ardhurat Bruto për vitin2022 ishin 60,177,176€ apo 36.91% më të larta sesa viti paraprak, ndërkaq numri i udhëtarëve u rrit nga 2,198,414 në 3,012,108 pasagjerë, që paraqet një rritje prej 37%”, përfundon njoftimi.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci