Të fundit

Dalin pamjet nga samiti në Moldavi: Osmani e ulur në mes të Macronit dhe Scholzit, Vuçiqi në skaj

Liderët 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane janë mbledhur të enjten në Kishinjev të Moldavisë. Ata do të diskutojnë për shumë çështje, duke përfshirë edhe tensionet në veri të Kosovës.

Ndërkohë, Presidenca e Kosovë kanë publikuar një fotografi për nisjen e këtij samiti, transmeton Paparaci.

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, tregoi se samiti nisi me një fjalim të pasionuar të presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në foton e publikuar nga Vela në Twitter po ashtu shihet se presidentja Osmani është e ulur në mes të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Në skaj, ajo ka homologun serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilin ka thënë se nuk e ka në plan që ta takojë, pas zhvillimeve në veri vendit.

“Një shfaqje e madhe mbështetjeje dhe solidariteti me popullin e Ukrainës. Demokracitë do të mbizotërojnë kundër luftës së agresionit nga një vend hegjemonist”, ka shkruar Vela.

Paraprakisht, shefja e shtetit ka thënë se Serbia duhet të ndalojë aktivitetet e saj që synojnë destabilizimin e Kosovës për t’i dhënë fund dhunës në veri të vendit.

“Sfida vjen nga Serbia, një vend që ende duhet të pajtohet me të kaluarën e tij,” tha Osmani për Reuters në margjinat e një samiti evropian në Moldavi.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci