Të fundit

Musliu: Thirrjet për protesta të plasuara nga BIA, synojnë trazira edhe në veri të Mitrovicës

Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, deklaroi sot se thirrjet për protestë në Mitrovicë nga persona në rrjete të ndryshme sociale janë të gatuara në Serbi, me qëllim që Kosova të fajësohet edhe njëherë për tensionet e krijuara në veri të vendit. Ai theksoi se të njëjtat janë plasuar nga BIA serbe dhe se kanë për synim tensionimin e situatës edhe në veri të Mitrovicës.

Eksperti i sigurisë tha për KosovaPress se përmes një proteste të tillë Serbia po synon të krijojë trazira edhe në veri, në mënyrë që të “të kompletohet e gjithë figura e fajësimit të Kosovës sikur këto dy ditë.”

Ai ka apeluar qytetarët që të mos të bien pre e këtyre provokimeve dashakëqija, të cilat siç thotë ai së pari u plasuan në rrjetin rus, Telegram.

Sipas tij, prapa këtyre thirrjeve për të cilat ka reaguar edhe Policia e Kosovës qëndron BIA.

Policia e Kosovës u ka bërë sot (e enjte) thirrje qytetarëve të shpërfillin thirrjet për pjesëmarrje në një protestë për të cilën persona nga profile të ndryshme kanë shpërndarë thirrje.

“Dëshirojmë të sqarojmë se, pas vlerësimeve nga institucionet e sigurisë është vërtetuar se shumë nga këto profile janë të dyshimta dhe se postimet mund të jenë qëllimkëqija, në dëm të vet qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e policisë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci