Të fundit

“Dënojmë ashpër këto veprime”, Sveçla: Serbët e Kosovës janë nën trysni dhe kërcënime nga Lista Serbe

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar të enjten se serbët e Kosovës janë në vazhdimësi nën trysni dhe kërcënime që të kryejnë veprime jashtë vullnetit të tyre.

Sipas tij, pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta e organizime të drejtuara nga Lista Serbe, protestuesit sot janë detyruar të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë.

Punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm në Komunën e Zveçanit, që funksionon nën sistemin e Serbisë, u regjistruan në listën e të punësuarve që u vendos në një tavolinë, si dëshmi që “vijnë në punë”, sipas REL, transmeton Paparaci.

“Haptazi ky është një mjet për të ndërmarrë veprime të mëvonshme ndaj atyre që nuk kanë qenë prezent në protestë. Kjo mund të nënkuptojë kërcënime dhe dhunë fizike ndaj tyre dhe familjarëve, largime nga puna si dhe dëmtim të pronave të atyre personave”, shkroi Sveçla në Facebook.

Mes tjerash, i pari i MPB-së u shpreh se Qeveria e Kosovë dhe të gjitha institucionet e sigurisë qëndrojnë të angazhuara e përkushtuara maksimalisht në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

“Dënojmë ashpër veprimet e vazhdueshme të Listës Serbe dhe bandave kriminale të drejtuara nga ta, me porosi të Beogradit. Këto taktika duhet të ndalen që qytetarët serb të Kosovës të jetojnë pa presione e kërcënime”, shtoi ai.

Forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, janë të dislokuara në të gjithë Zveçanin. Në këtë komunë në veri të Kosovës, ashtu si edhe në Leposaviq e Zubin Potok – që të tria të banuara me shumicë serbe – protestat vazhdojnë prej ditësh.

Protestuesit kërkojnë tërheqjen e kryetarëve shqiptarë dhe të njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat në veri.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci