Të fundit

Hovenier, Kurtit: Kryetarët të punojnë në lokacione alternative – policia të tërhiqet nga ndërtesat

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur kërkesat e ShBA-së që tre kryetarët e komunave në veri të punojnë nga një lokacion alternativ.

Ai tha se këto qëndrime ia ka përsëritur kryeministrit të vendit, Albin Kurti, gjatë takimit të sotëm me të.

“Ia përsërita qëndrimin e qeverisë amerikane dhe hapave urgjent që duhet marrë për të shtensionuar situatën atje. Ajo që ne besojmë se do ta shtensiononte situatën nuk është sekrete dhe kjo është tre kryetarët e komunave të punojnë nga lokacione alternative dhe të shihet tërheqja e policisë së Kosovës nga tri ndërtesat komunale”, tha Hovenier, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se me Kurtin folën edhe për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes bazë dhe zbatimin e aneksin për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“SHBA-të do të vazhdojë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës në mënyrë aktive dhe aq sa mundemi për të ndihmuar në arritjen e një shtensionimi dhe siç e keni parë në deklaratat tona publike, ne po kërkojmë gjithashtu që qeveria e Serbisë të ndërmarrë hapa për të ndihmuar për të arritur një situata edhe në veri të Kosovës”, tha Hovenier.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci