Të fundit

Hoxhaj: Është koha që Izraeli të hapë ambasadë në Kosovë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, ku ka thënë se është koha që Izraeli të hapë ambasadë në Kosovë.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Izrael në vizitë zyrtare.

Ai, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se ka takuar disa politikanë dhe emra të njohur në shtetin mik të Kosovës.

“Kënaqësi të vizitoj përsëri MPJ të Izraelit dhe të takoj miq të vjetër, si ambasadorët Simona Halperin, Dan Oryan, ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv dhe të Ngarkuarën me Punë në Izrael, Ines Demiri”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me Izraelin është e veçantë dhe tani është koha që Izraeli të hapë Ambasadë në Kosovë.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci