Të fundit

Hovenier: Po kërkojmë veprime edhe nga Qeveria e Serbisë për de-eskalim të Veriut

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, pas takimit të mbajtur në Oslo me shefat e diplomacisë të shteteve të NATO-s ka folur edhe për situatën e krijuar në veri të vendit. Blinken ka thënë se ajo që po ndodh në Veri, i çon në rrugë të gabuar të dy shtetet, Kosovën dhe Serbinë.

Blinken ka bërë thirrje për kryeministrin Albin Kurti dhe për presidentin serb, Aleksander Vuçiq që të veprojnë me përgjegjësi për de-eskalim të gjendjes dhe të ecin përpara në procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Edhe ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, pas takimit që pasditen e sotme ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se e ka përsëritur kërkesën e SHBA-së për nevojë urgjente për de-eskalim të situatës.

“SHBA-të do të vazhdojë të inkurajojnë Qeverinë e Kosovës në mënyrë aktive dhe aq sa mundemi për të ndihmuar në arritjen e një shtensionimi dhe siç e keni parë në deklaratat tona publike, ne po kërkojmë gjithashtu që qeveria e Serbisë të ndërmarrë hapa për të ndihmuar për të arritur një situata edhe në veri të Kosovës”, tha Hovenier.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci