Të fundit

Thaçi ishte për vizitë në Kosovë, Specialja tregon se kur u kthye në Hagë

Gjykata Speciale është deklaruar lidhur me vizitën që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë te familja e tij të hënën e 29 majit. Sipas Gjykatës, gjatë vizitës në Kosovë ai ka qenë nën mbikëqyrje ne Dhomave të Specializuara, të asistuar nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës dhe është kthyer në paraburgim në Hagë po të njëjtën ditë.

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, ka thënë se vizita në familjen e ngushtë të Thaçit ishte për arsye humanitare.

“Të hënën, më 29 maj, Zyra Administrative organizoi një vizitë nën ruajtje për Hashim Thaçin në Kosovë për të takuar anëtarët e familjes së ngushtë, në bazë të urdhrit të Trupit Gjykues. Trupi Gjykues miratoi kërkesën e z. Thaçi për këtë vizitë për arsye humanitare bindëse. I akuzuari vazhdoi të mbetej nën paraburgimin dhe ruajtjen e Dhomave të Specializuara përgjatë gjithë qëndrimit në Kosovë, me ndihmën edhe nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës. Z. Thaçi u rikthye në objektin e paraburgimit në Hagë më të njëjtën ditë”, ka deklaruar Griep në informimin javor të Gjykatës Speciale.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës.

Gjykimi ndaj tyre do të vazhdojë të hënën e 12 qershorit me administrimin e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci