Të fundit

Ristuccia viziton ushtarët italianë: Jam krenarë që jam komandanti i juaj

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Angelo Michele Ristuccia, sot i ka vizituar ushtarët italianë të KFOR-it, të cilët janë lënduar dhe plagosur nga përshkallëzimi i situatën në protestën e 29 majit në Zveçan.

Ristuccia u uroi atyre shërim të shpejtë dhe ju tha se është krenarë që është komandant i tyre.

“Jini krenarë për atë që keni bërë, keni vepruar në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke u ndërhyrë mes dy palëve të kundërta dhe duke parandaluar një përplasje që sigurisht do të kishte çuar në një numër të madh viktimash civile. Duke ju uruar shërim të shpejtë, jam krenar që jam komandanti juaj”, ka thënë Ristuccia.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se personeli italian në fjalë do të kthehen për shërim të plotë në Itali dhe do të qëndrojnë me më të dashurit e tyre.

Po ashtu, Ristuccia dje i vizitoi edhe ushtarët hungarezë që u lënduan nga protestat, të cilët janë dërguar në Hungari për ta vazhduar shërimin e plotë të tyre.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci