Të fundit

Deputeti i LVV-së ‘sfidon’ Haradinajn: Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i ka reaguar ‘ashpër’ kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit dje paralajmëroi mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

Rexhaj tha se ka kaluar koha kur qeveria priste në zyrë Radojiçiqin, duke iu referuar takimin që Haradinaj kishte zhvilluar me të njëjtin, sa mbante postin e kryeminsitrit.

“Mendoj se nuk është koha për një mocion të tillë të cilin e ka kërku zoti Haradinaj sepse tani përballë Serbisë kërkohet unitet. Ka kaluar koha kur Qeveria e tij ka pritur në zyrë Radojiqin, kjo nuk nuk ndodh. Ata do të duhej të ishin në listën e zezë, por po tregojnë se janë duke e sulmuar Republikën e Kosovës me në kry Vuçiqin dhe bandat kriminale. Edhe në brigadat e Koshares, kriminelë të luftës” tha Rexhaj.

Por Rexhaj tha se ata janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje nëse opozita bëhet bashkë për të rrëzuar qeverinë Kurti.

“Po qe se opozita bëhet bashkë dhe dëshiron rrëzimin e Qeverisë Kurti ne jemi të gatshëm për zgjedhje që tani mirëpo prap po e përsëris që nuk është koha për zgjedhje, është koha për unitet përballë Serbisë” tha Rexhaj.

Ditën e djeshme, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë të mbajtur për media paralajmëroi mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti për shkak të zhvillimeve në veri.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci