Të fundit

​Atiq: Sulmi ndaj dy shqiptarëve në veri nga grupet kriminale është i papranueshëm

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq ka reaguar pasi dy shqiptarë ishin viktimë e dhunës nga protestuesit në veri, që Atiq i ka quajtur “grupe kriminale”.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh që veprimet e tilla kriminale janë të papranushme dhe që qytetarët i përkasin këtij vendi dhe jo siç shprehet ai, bandave kriminale.

“Veprimet e tilla kriminale janë të papranueshme dhe të dënueshme. Qyteti ynë ju përket të gjithë qytetarëve dhe asesi bandave kriminale që tentojnë ta mbajnë dhunshëm kontrollin mbi të” ka thënë Atiq.

Atiq ka uruar shërim të shpejtë qytetarëve dhe ka kërkuar zbardhjen e rastit nga organet kompetente. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"Në VV s'mundesh me pasë mendim privat": Valon Syla flet edhe për 'përzierjen' e fesë në politikë - "Ibrahim Rugova i ka fitu 68% me fotografi të Nënës Terezë e Papa Gjon Palit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci