Të fundit

Arrestohet një person lidhur me vrasjen e dyfishtë në Shkup

Një person neshtw arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasjes”. Atij i është caktuar paraburgim afatshkurtër prej dyzet e tetë orësh, konfirmojnë edhe nga Gjykata Penale edhe nga Prokuroria Publike. Asnjë institucion nuk konfirmon nëse i arrestuari ka lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Çarshinë e Shkupit në “Shisha Bar”.

Por “Fokus” jozyrtarisht mëson se blerësi i “Audi A6” që u djeg pas vrasjes së dyfishtë ndodhet në paraburgim. Ai është nga Shkupi. Vetura jozyrtarisht ishte me origjinë sllovene, por ishte e importuar në Kosovë, Ferizaj. Autorët e vrasjes dyshohet se e blenë atë nga një pllac në Ferizaj, ku ishte lënë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 6 mars në një lokal në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. 5 persona të armatosur, me veshje policie dhe me maska kanë hyrë atë natë në lokal, dhe pasi iu kanë kërkuar klientëve që të mos lëvizin, kanë ekzekutuar me kallashnikov dy persona.

Autorët të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, i kanë vënë flakën një mjeti tip “Audi” në dalje të qytetit.

Hetuesit janë në kërkim të autorëve dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci