Të fundit

Çitaku: Nuk i kemi votat për mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, vlerëson se mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Kurti tani nuk do të prodhonte një situatë reale.

Ajo deklaroi se për momentin kjo ide sipas saj është “siç thotë populli – “kur s’ke çka bën luje derën” sepse tha që nuk i kanë numrat.

“Ne nuk i kemi votat! Ne mund të kërkojmë mocion, por do të ishte më shumë protagonizëm sesa që do të prodhonte një situatë reale”.

“Ne kërkojmë që kryeministri të ndërrojë kurs, të mos e rrezikojë të ardhmen e Kosovës dhe ne do t’i përdorim të gjitha instrumentet politike e parlamentare për ta mbajtur Kosovën në kursin e duhur. Mocioni nuk do të prodhojë efekt sepse së paku tani për tani numrat nuk i kemi!”, u shpreh Çitaku

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci