Të fundit

Gjermania e bindur se Suedia do t’i bashkohet NATO-s

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme ka deklaruar se Suedia ka përkrahjen e plotë të Gjermanisë për anëtarësim në NATO.

Annalena Baerbock ka thënë se Gjermania si pjesë e NATO-s e ka bërë të qartë para një viti se Finlanda dhe Suedia janë më shumë sesa të mirëpritura në aleancën ushtarake.

Suedia ka aplikuar për anëtarësim në NATO menjëherë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Teksa kërkesa e Finlandës është miratuar, ajo e Suedisë ka ngecur për shkak të kundërshtimit nga Turqia dhe Hungaria.

Baerbock është pyetur edhe për anëtarësimin e Ukrainës, por ka shtuar se nuk mund të bisedohet për pranim në kohën e luftës”.

Ndërkaq, Luksemburgu ka deklaruar se më nuk ka arsye që Turqia ta bllokojë anëtarësimin e Suedisë për shkak se vetëm NATO-ja mund ta garantojë sigurinë e shtetit skandinav.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci