Të fundit

Kurti flet për raportet me SHBA-të pasi e qortuan për veprimet në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar të enjtën në emisionin “Konfront” në KTV ku ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai është pyetur se cilat janë raportet e tij me partnerët ndërkombëtarë e më konkretisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që e qortuan për veprimet në veri.

Kurti lidhur me këtë ka thënë se është falënderues ndaj partnerëve, por ata e kanë njohur Kosovën në kufijtë që i ka në hartë dhe kjo është çfarë ai po bën.

Sipas tij, sjellja e mirë me ato që Kurti i quan “banda nacional-shoveniste”, keqkuptohet si frikë.

“Aleatët ndërkombëtarë, partnerët tanë që i jemi pafundësisht e përjetësisht falënderues e mirënjohës janë shumë të mira, janë intensifikuar këto dy vite dhe ata e kanë njohur Kosovën me kufijtë që i kemi në hartë e flamur dhe ne nuk po bëjmë as më shumë e as më pak. Mund të kemi taktika e strategji, por u dëshmua që karshi bandave nacional-shoveniste të ekstremit të djathtë, çfarëdo gjeneroziteti, çfarëdo bujarie, çfarëdo sjellje tolerante keqkuptohet si frikë ose dobësi. Në momentin që kryetari i Komunës nuk shkon atje, a mendoni që do të jenë falënderues? Ata do thonë janë frikësuar, janë të dobët. Republika e Kosovës është e fortë. Ligji kërkon, kushtetuta kërkon që në republikën tonë të mos ketë individë dhe banda më të fuqishëm se shteti. Unë jam në këtë zyrë me këtë obligim.”, tha Kurti. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci