Të fundit

“Kanë qenë në orar të punës”, Kurti “arsyetohet” pse Hetemi e Atiq s’i shkuan në takim Hovenierit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka tentuar të arsyetojë refuzimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit që vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për ta takuar ambasadorin e SHBA-ve, Jeff Hovenier.

“Ata janë ftuar në një takim që kanë qenë në orar të punës.”, tha Kurti.

Më tutje, i pyetur nëse e shmangën takimin me të, ai tha se nuk mund të krijohen struktura paralele ndaj strukturave paralele të Serbisë.

“Ata kanë shkuar në orarin e tyre të punës dhe kjo nuk do të thotë që nuk do ta takojnë sërish. Mirëpo, ai ka qenë orari i punës dhe në ato momente është vlerësuar që është e rëndësishme të jenë aty. Unë besoj që këta ambasadorë së shpejti do t’i vizitojnë në ato zyra, është njohur procesi zgjedhor dhe rezultati, ne nuk mund të krijojmë struktura paralele ndaj strukturave paralele të Serbisë.”, tha Kurti.

Ai më tutje ka thënë se kryetarët kanë marrë vendimin e duhur për të qëndruar në zyrë.

“Nëse ftohen kryetarët tanë nga ambasadorët, edhe këta duhet të shkojnë te ata. Ka qenë një gjendje e jashtëzakonshme me gjendjen që ka qenë në Leposaviq. Mendoj se kryetari e ka marrë vendimin e duhur të qëndrojë në zyrë atë ditë. Kur po sulmohej KFOR-I e NATO, gazetarët e policia e Kosovës, unë mendoj se duhej të ishin aty e jo në Prishtinë.”, tha Kurti. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci