Të fundit

Kurti: S’ka protestë paqësore ku dikush bërtet “ubi-ubi”, janë banda nacional-shoveniste

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste ka thënë se protestat në veri nuk mund të quhen paqësore pasi të premtën, protedsuesit janë dëgjuar duke thënë “ubi-ubi”, “vrite-vrite”.

“Të premten nuk ka pasur protesta paqësore, përveç se të hënën ka pasur turma të dhunshme. Pikërisht të premten thoshin “ubi-ubi”, “vrite-vrite”, nuk ka protestë paqësore ku dikush bërtet, vrite vrite” ka thënë Kurti

Për prezencën e Njësisë Speciale, ai gjatë intervistes në KTV ka thënë se nuk është duke e bërë aksionin nga dëshira, por nga obligimi, pasi nëse nuk do ishin protestat e dhunshme, do mundoheshim të zvogëlonim prezencën e Njësive Speciale.

“Përderisa vijnë njerëz me maska, bëjnë kryqin me katër S-ja, përderisa flasin për vëllazërinë e popullit serb dhe rus, përderisa kemi njerëz që e përkrahin edhe Vuçiqin edhe Putinin, do të ketë njësi speciale aty”, është shprehur Kurti.

Kryeminsitri tha se janë të obliguar të veprojnë kështu, ku pas mbajtjes së zgjedhjeve, pranimit të rezultateve, bërjes së betimit, fillon puna në objektet përkatëse

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci