Të fundit

Akuzat për krime lufte, veterani australian humb rastin kundër mediave

Ben Roberts-Smith, ushtari më i dekoruar në histori të Australisë, ka humbur rastin gjyqësor për shpifje kundër katër gazetave që e kanë akuzuar për krime lufte në Afganistan.

Tri gazetat ishin paditur nga ai në lidhje me shkrimet se kishte vrarë të burgosur.

Gjyqi civil ishte i pari në të cilin janë vlerësuar akuzat për krime lufte të kryera nga forcat australiane.

Gjykata ka njoftuar se katër nga gjashtë akuzat për vrasje – të gjitha të mohuara nga ushtari – ishin të vërteta.

Ndërkaq, gazetat nuk kanë mundur të prezantonin prova se Roberts-Smith kishte rrahur gruan me të cilën kishte aferë.

Si anëtar i njësisë speciale të njohur si SAS, Roberts-Smith është veterani më i dekoruar në histori të ushtrisë australiane.

Mirëpo imazhi i tij prej një ushtari të mirë ishte rrënuar në vitin 2018 kur gazetat australiane raportuan për abuzimin me të burgosur mes viteve 2009-2012.

Ai kishte argumentuar se pesë nga vrasjet e raportuara nga gazetat kishin ndodhur gjatë luftimeve, ndërkaq vrasja e gjashtë nuk kishte ndodhur fare.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci