Të fundit

City apo United – finalja e madhe e FA Cup

Për herë të parë në historinë finaleve të Kupës më të vjetër në historinë e futbollit, “FA Cup”, mitikun anglez i “Wembley” do të presë derbin e Manchesterit, me “qytetarët” e City dhe “djajtë e kuq” të United, që janë në kërkim të trofeve të 2-ta sezonale.

“Qytetarët” e Manchester City vijnë për herë të 12-të në këtë finale, teksa kanë arritur të triumfojnë në plot 6 herë, për herë të fundit në vitin 2018-2019. Në anën tjetër, “djajtë” e Manchester United kapin për herë të 21-të finalen e FA Cup, teksa në përballjet e mëparshme e kanë fituar plot 12 herë trofeun, por mbajnë dhe rekordin “e hidhur” për më shumë humbje në finalen e “FA Cup”, me 8 të tilla.

Favoritët padyshim mbesin djemtë e Pep Guardiola, me “bomberin viking” në majën e sulmit, Erling Haaland, që kërkon tripletën e pas fitores së titullit të Premier League, tashmë është vetëm 2 hapa larg plotësimit të “ëndrrës”.

Në krahun tjetër, po në sezonin e tij të parë, te “djajtë” e Manchester, tekniku, Erik ten Hag bëri një revolucion total te “të kuqtë”, që nga mentaliteti e deri te skemat e lojës, duke i sjellë tifozëve trofeun e parë, vetëm pak muaj pas mbërritjes në “Old Trafford”, teksa arriti të fitonte trofeun e “EFL Cup”.

Tashmë e vetmja gjë çka na mbetet është të presim orën 16:00, aty ku në “Wembley” të Londrës, arbitri kryesor, Paul Tierney do të startojë 90 minutat përfundimtare të Kupës së Anglisë këtë sezon./abc

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci