Të fundit

Zyrtare: Asensio largohet nga Reali

Skuadra e Real Madridit ka konfirmuar se Marco Asensio është larguar nga klubi, përmes një komunikate zyrtare, ndërsa vendimi ishte marrë javën e kaluar.

Asensio pritet të kompletojë detajet e fundit për të nisur një aventurë të re te Paris Saint-Germain gjatë ditëve në vazhdim.

“Ai iu bashkua Real Madridit kur ishte vetëm 20 vjeç dhe ka bërë histori si pjesë e një ekipi të përfshirë në një nga epokat tona më të suksesshme.

Si madridista nuk do ta harrojmë kurrë karrierën e tij dhe sjelljen e tij të jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj kohe. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë kapitull të ri në karrierën e tij. dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Marco Asensio, një lojtar që ka mbrojtur simbolin tonë dhe ngjyrat tona për shtatë sezone”, shkruhej në komunikatën e Real Madridit.

Marco Asensio ka fituar 17 trofe te Real Madridi: 3 Kupa Evropiane, 4 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa UEFA, 3 tituj të La Ligës, 1 Copa del Rey dhe 3 Superkupa Spanjolle.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci