Të fundit

BE-ja: Zgjedhjet e reja në veri të mbahen sa më shpejt – dështimi për shtensionim do të ketë pasoja

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat në veri duhet të shpallën sa më shpejt të jetë e mundur.

Borrel tha se zgjedhjet e reja duhet të jenë gjithëpërfshirëse teksa shtoi se presin që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to.

Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.

“Presim që Kosova të veprojë të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.”, tha Borrell, njofton Klankosova.tv.

Tuje, ai shprehu shqetësimin edhe për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të ushtrisë së Serbisë, ndërsa dënoi edhe dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe mediave.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci