Të fundit

Vendoset përfundimisht, Messi i thotë lamtumirë PSG-së

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi i ka thënë lamtumirë sot skuadrës së Paris Saint-Germain.

“Jam i lumtur që kam qenë në gjendje të përfaqësoj PSG-në – më pëlqeu shumë të luaja në këtë ekip dhe me lojtarë kaq të mirë. Dua të falënderoj klubin për një përvojë të mrekullueshme në Paris”, ka thënë Messi për ESPN, transmeton Paparaci.

Trajneri i PSG-së kishte konfirmuar largimin e Messit para disa ditëve, por ai ishte demantuar nga klubi francez.

Tashmë duket se aventura e Messit te Parisi ka marrë fund përfundimisht.

Nuk dihet ende nëse argjentinasi do të kthehet te Barcelona apo do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite prej nga ka marrë oferta tunduese.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci