Të fundit

Kjo është rregullorja e re e “Prishtina Parking”

Makina e parë do të jetë falas, megjithatë do të paguhet regjistrimi. Kështu do të rregullohet shfrytëzimi i “Prishtina Parkingut” për banorët rezidentë.

Kjo do të mund të ndodhë pasi vendimi të kalojë në Kuvendin Komunal, e pritet të hyjë në fuqi gjatë korrikut.

Megjithatë, sa do të kushtojë tarifa e regjistrimit nuk është vendosur ende.

“Sa për të mirëmbajtur dhe administruar sistemin digjital me të cilin operojmë, mirëpo ata kur kalojnë në zonat tjera duhet të paguajnë si gjithë banorët tjerë”, u shpreh Sokol Havolli, kryeshef  i “Prishtina Parking”.

Derisa vizitorët do të vazhdojnë të paguajnë njëjtë, por qasja e këtyre të fundit sipas rregullores së re parashihet të kufizohet në orët e pasdites.

E përfituesit potencialë të kësaj rregulloreje e mirëpresin vendimin.

Përfaqësuesja e lagjes “Qendër”, Violeta Hasani, tha se duhet t’u mundësohet pa pagesë edhe vetura e dytë, si dhe të ketë më shumë investime në këtë pjesë nga “Prishtina Parking”.

E këso lehtësira në pagesa po duan të kenë edhe bizneset.

Mirëpo Havolli tha se bizneset nuk do të përfshihen në këto lirime e edhe mund të refuzohen në zona rezidenciale, pasi që siç pohoi, objektiv kanë banorët.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci