Të fundit

Kërcënimet ndaj Musliu-Shoshit, reagon shefi i grupit parlamentar të PDK-së

Kërcënime me jetë kanë shkuar në adresë të deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshit, pasi kjo e fundit pati një debat dje me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.

Musliu-Shoshi u kërcënua me jetë të saj dhe të familjës së saj nga disa përkrahës të qëndrimeve të ministres Gërvalla.

Këto kërcënime, Musliu-Shoshi i publikoi, duke bërë të ditur se rastin e ka lajmëruar edhe në polici.

Ndërkohë, për kërcënimet ndaj bahskëpartiakes së tij ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se është e papranueshme dhe e turpshme logjika e kërcënimit të cilën ka sjellur militantizmi i pushtetit të Albin Kurtit

“E turpshme dhe e papranueshme logjika e kërcënimit që ka sjellë në Kosovë militantizmi i pushtetit të Albin Kurtit. Kërcënimet e tilla duhet të trajtohen me prioritet nga organet e rendit” ka thënë Tahiri.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci