Të fundit

Situatë e qetë në veri, Policia dhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë pranë komunave

Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e qetë, ndërsa Policia e Kosovës dhe KFOR-i vazhdojnë të qëndrojnë pranë objekteve komunale.

Dy ditët e fundit në veri numri i protestuesve ka qenë i vogël, krahasuar me ditët paraprake.

Serbët në veri janë duke kundërshtuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave. Disa grupe kriminale kanë vepruar dhunshëm para disa ditësh të cilët tentuan të hyjnë në objektet komunale, ata kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, duke lënduar 30 prej tyre.

Po ashtu, ata kanë sulmuar edhe ekipet e mediave nga Kosova dhe atyre nga Shqipëria, duke ua dëmtuar dhe djegur veturat.

Thirrje për ç’tensionim të situatës kanë bërë ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa për uljen e tensioneve. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Policia e Kosovës nuk do të largohet nga këto komuna, derisa në atë pjesë ka grupe kriminale.

“Një herë duhet të largohen për në Serbi ose të arrestohen në Kosovë, ata ekstreminist kriminel, të strukturave ilegale, pra duhet njëherë të largohen ose të burgosen e vetëm më pastaj ne mund ta konsiderojmë zvogëlimin e policëve nëpër komuna, kjo është e rëndësishme. E dyta, kam theksuar në disa intervista që po të ishte proteste paqësore e qytetarëve që duan zgjedhje të parakohshme se legjitimiteti na paska qenë i ulët në këto zgjedhje, jo që i kisha dëgju por i kisha mirëkuptu, por protestat me thirrje “vrite, vrite” ku sulmohen ushtarët e NATO-s, Policia dhe gazetarët këtu nuk ka tolerim”, ka deklaruar kryeministri ditë më parë.

Për zhvillimet e fundit ka pasur reagime të ashpra edhe nga partitë opozitare, të cilët kanë akuzuar kryeministrin Kurti për prishje të raporteve me SHBA-në.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci