Të fundit

Gjykimi në mungesë s’do të prodhojë efekt juridik për të akuzuarit, as drejtësi për viktimat

Ngritja e aktakuzave për gjykimin në mungesë për ndëshkimin e kryesve të krimeve gjatë luftës në Kosovë, nuk pritet të prodhojë asnjë efekt juridik për të akuzuarit, por as drejtësi për viktimat. Kështu po vlerësojnë njohës së sistemit të drejtësisë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut. Ndërsa, Prokuroria Speciale tashmë ka ngritur dy aktakuza për gjykim në mungesë për krime lufte.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj konsideron se përkundër vështirësive që Prokuroria Speciale t’i sjellë para drejtësisë kryesit e krimeve të luftës, edhe gjykimi në mungesë nuk do të sjellë drejtësi për viktimat.

Madje, Blakaj thotë për KosovaPress se mos vuajtja e dënimit për të akuzuarit, do të sjellë zhgënjim për viktimat apo të afërmit e tyre.

E nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, mendojnë se e gjykimi në mungesë po shfrytëzohet më shumë për shkaqe politike sesa për të prodhuar ndonjë efekt juridik.

Kryetari i KMDLNj-së, Behxhet Shala konsideron se ky lloj gjykimi nuk do të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë për të akuzuarit, por edhe viktimat e krimeve të luftës në Kosovës.

Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi deklaron se gjykimi në mungesë ka aspekte pozitive në trajtimin e krimeve të luftës.

Në fillim të këtij muaji, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti dy aktakuza në mungesë kundër të pandehurve Ç.A. dhe D.R. – të dyshuar për krime lufte në Kosovë, gjatë vitit 1999.

E përveç këtyre dy aktakuzave, udhëheqësja e departamentit për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Drita Hajdari për KosovaPress ka bërë të ditur se së shpejti do të ngriten edhe aktakuza të reja për gjykim në mungesë.

Sipas prokurores, Hajdari gjykimi në mungesë paraqet përmbushje të drejtësisë për viktimat e krimeve të luftës, pasi arrihet të dokumentohet krimi i kryer.

Në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë e masakruar mbi 13 mijë civil, dhunuar seksualisht 20 mijë gra e burra, ndërkaq ende mungojnë mbi 1600 persona të zhdukur me forcë.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci