Të fundit

Shefi i KFOR-it kritikon Kurtin: Nuk është NATO çadër ku strehohesh pas veprimeve të njëanëshme

“Kryeministri Albin Kurti ka gabuar në vendosjen e kryetarëve të komunave, të cilët nuk njihen nga shumica serbe”.

Ky është reflektimi i gjeneralit italian të NATO-s, Angelo Michele Ristuccia, i cili drejton edhe forcat e vendosura të KFOR-it në Kosovë.

Gjatë një rrëfimi të bërë në gazetën italiane “Corriere della Sera”, Ristuccia shpjegon qartësisht se NATO-ja nuk mundet të jetë ombrella për t’u strehuar pas veprimeve të njëanshme, duke iu referuar këtu atyre të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me nxitjen e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat veriore, për t’u futur në objektet institucionale.

“Në radhë të parë, vendimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të pa njohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e kundërta të gjithë komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i Qeverisë së Prishtinës ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”.

Kështu e ka përcjellë ai gjithë dinamikën e orëve të vështira, ku dhjetëra ushtarë të KFOR-it u plagosën në përleshje me serbët në veri.

Më tej, gjenerali ka shpjeguar edhe një dilemë, midis legjitimitetit të veprimit të Qeverisë kosovare, dhe asaj çfarë duhej bërë në realitet.

“Ju lutem, mos të shtiremi më sikur kjo është një situatë normale”, i është përgjigjur ai pyetjes së gazetarit italian, Marco Imarisio. “Këto janë vendime të marra pa koordinim paraprak me ne dhe me palët e përfshira”.

Madje, më tej, gjenerali shpjegon se kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe mbi të gjitha se është një qasje që sigurisht nuk nxit besimin e ndërsjellë.

“Ne gjithmonë duhet të vlerësojmë pasojat e dëmshme që kanë këto lloj veprimesh. Kur më fliste, kryeministri Kurti ishte gjithmonë dakord me këtë qasje”,thotë ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Video nga Paradoks

Kush kënd e tradhëtoi? Dardan Molliqaj flet për largimin nga VV-ja, komenton edhe darkën e Kurtit me Memli Krasniqin - "Zgjedhjet janë dëshirë e Kurtit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci