Të fundit

Edi Rama shpallet “Qytetar Nderi’” në komunën Vaccarizzo Albanese në Kalabri

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot për një vizitë në Kalabri të Italisë, ku dhe është shpallur “Qytetar Nderi” i komunës Vaçarizzo Albanese.

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, Rama vlerësoi se kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës së Vaçarizz Albanese në Kalabri.

“Faleminderit për nderimin, qytetar nderi i Vaçarizzo Albanese, aty ku kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe traditës”, u shpreh ai.

Rama u shoqërua në këtë aktivitet nga bashkëshortja Linda Rama si dhe të zgjedhur të pushtetit vendor si kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha etj.

Rama ndodhet në Itali që prej ditës së djeshme, ku nisi vizitën nga Kalabria.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci