Të fundit

Situata në veri, Turqia nis drejt Kosovës trupa shtesë

Një numër i ushtarëve turq janë nisur drejt Kosovës  si përforcim për misionin e KFOR-it.

Konfirmimi u bë nga Ministria e Mbrojtjess së Turqisë ku në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se batalioni i Brigadës 65-të të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës.

Që nga 26 maji, në tri komunat veriore Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, serbët kanë organizuar protesta.

Kjo për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill, në objektet komunale.

Situata ishte tejet e tensionuar të hënën e 29 majit, kur pati edhe përleshje në mes të KFOR-it dhe protestuesve.

Si rezultat i sulmit nga protestuesit serbëm 30 ushtarë u lënduan, në mesin e tyre tre nga arma e zjarrit.

Në anën tjetër bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa për de-përshkallëzimin e situatës në veri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i kanë bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, që të organizojnë zgjedhje të reja në këto komuna.

Po ashtu që të sigurojnë pjesëmarrjen e serbëve në ato zgjedhje.

Gjithashtu është kërkuar që të nis puna për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

 

 

 

 

 

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci