Të fundit

Konstatohet si i pabazuar suspendimi i përmbaruesit privat nga ministrja Haxhiu

Përmbaruesi privat, Irfan Kërçagu, u suspendua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu më 19 maj.

Tani Komisioni Disiplinor ka konstatuar se Kërçagu nuk është përgjegjës për shkeljet disiplinore për çka ishte suspenduar nga Haxhiu.

Ajo kishte njoftuar se e ka nënshkruar vendimin për suspendimin e Kërçagut.

Haxhiu kishte publikuar edhe dokumentin me anë të së cilit u suspendua përmbaruesi, duke iu bërë thirrje përmbaruesve privat të kenë kujdes në respektimin e përgjegjësive të tyre, sepse, siç patë thënë ajo, nuk do të tolerojë.

Këtë e kishte bërë të ditur me një postim në rrjetin social ‘’Facebook’’, postim i cili është fshirë nga Haxhiu, dhe nuk ekziston më.

Më 24 maj, përmbaruesi Irfan Kërçagu kishte ushtruar padi kundër Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar që të anulohet vendimi i 19 majit 2023, me të cilin vendim Kërçagu është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas Komisionit, Kërçagu nuk është përgjegjës për shkelje disiplinore.

‘’Komisioni Disiplinor për Përmbarues Privat në kuadër të Departamentit për Profesione të Lira në përbërje nga Manushe Karaçi kryesuese, Adnan Konushevci dhe Rushit Hosxha anëtarë e kanë cilësuar si të pabazuar raportin e Ministrisë së Drejtësisë për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Irfan Kërçagu’’- njofton Komisioni.

Vendimi i Komisionit Disiplinor është marrë më 1 qershor 2023, ku lëndën e përmbaruesit privat e kanë përfaqësues avokatët Ylli Zeka dhe Jeton Hasani.

Kush është përmbaruesi privat të cilin e ‘goditi’ ministrja Haxhiu?

Video nga Paradoks

PARADOKS: Xhevahire Izmaku, jeta mes luftërash, gazetaria në kohë - politika

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci