Të fundit

Arrestohet një zyrtar në Deçan, dyshohet se i mori rreth dy mijë euro ryshfet

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar nëpunësin në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil në Deçan, I.H., pasi i njëjti dyshohet për marrje ryshfeti.

Në njoftimin e Policisë u tha se i njëjti dyshohet se në tri raste ka pranuar rreth një mijë e 800 euro.

Policia tregoi se 59-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Ai është intervistuar në prenzencë të avokatit të tij. Më pas, ai është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Pejë, pas një pune intensive hetimore disa ditore, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore-Pejë, kanë arritur të sigurojnë dëshmi se një i dyshuar është përfshirë në veprimtari penale”, tha Policia.

“I dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nëpunës në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil – Deçan, gjatë vitit 2022 dhe fillim të vitit 2023, në tri raste përmes institucioneve bankare ka pranuar të holla (rreth 1800 euro). I dyshuari, të hollat i ka pranuar nga viktima e rastit J.J., nga Deçani i cili jeton në Zvicër, me qëllim që të njëjtin ta regjistrojë në sistemin e gjendjes civile në Deçan”.

“Po ashtu në fund të muajit gusht 2023, në Facebook është publikuar edhe një pretendim se i dyshuari, në mënyrë të njëjtë ka vepruar edhe me qytetarin H.E., i cili jeton në Gjermani. Mbi bazën e këtyre dëshmive e pretendimeve, është krijuar dyshimi se H. I., dyshohet të ketë kryer veprën penale: ‘marrja e ryshfetit’. Hetuesit policorë janë duke vazhduar me trajtimin e rastit përfshirë identifikimin dhe intervistimin e viktimës së dytë (H.E., nga Gjermania)”.

“Sot, i dyshuari është arrestuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurori është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”.

Video nga Paradoks

"Jam politikani i parë që jam deklaru publikisht që jam ateist": Dardani flet gjerësisht për bindjet e tij e hoxhallarët, bën krahasimin me vende tjera - "Bota kish qenë ma e mirë"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci