Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është deklaruar për takimin e nesërm në Bruksel që do të zhvillohet ndërmjet kryeministrit të Kosovësm Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja.
Sipas tij, nesër nuk negociohet për njohjen reciproke, transmeton Paparaci.
Po ashtu, ai tha se ajo çka do të diskutohet të enjten në kryeqytetin evropian, është zbatimi i Marrëveshjes së arritur në vilat e Titos në Ohër.
“Të jemi të qartë e të mos kemi pritje jorealiste për takimin e nesërm për dialog në Bruksel. Bërjen e këtij kompromisi e dëshmoi vetë kryenegociatori i Kosovës para disa dite në media të huaja”, u shpreh ai.