Të fundit

“Merakli i parasë, financoi LVV-në”, Kajtazi: Pritet aktakuzë ndaj Berishajt, po hetohet për 20 milionë euro qarkullime

Gazetari Vehbi Kajtazi duke folur me informacionet që ai posedon, tregoi se së shpejti pritet të ngritet aktakuzë ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, MArtin Berishaj.

Kajtazi, në Rubikon të Klan Kosovës tha se diplomatit kosovar – që po mbrohet nga pushteti – i janë derdhur mbi katër milionë euro nga GEN-i, dega në Serbi.

Po ashtu, ai tha se organet e hetuesisë po e hetojnë Berishajn “për diku 20 milionë euro qarkullime në total” që lidhen me të.

Ai tha se Berishaj është edhe profesor, por edhe “merakli i parasë po”, pasi i ka tërhequr mbi një milion euro ‘cash’.

“Janë të lidhura me ndikimin dhe peshën e zotit Berishaj. Berishaj ka hyrë në biznesin e energjisë në vitin 2013 në Shqipëri”, shtoi ai.

“Pritet aktakuzë ndaj tij. Ne jemi gazetarë. LVV-ja e ka përdorur aferën Pronto për të ardhur në pushtet. Kurti po e mbron, për një arsye të thjeshtë: një pjesë e parave të Martin Berishajt, kanë shkuar për financimin e LVV-së”, theksoi Kajtazi.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci