Të fundit

Gjuriq-Escobarit: Kurti po përdor politika për ta përçarë Serbinë me BE-në dhe ShBA-në

Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq, është takuar me emisarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Me anë të një postimi në X, Gjuriq ka shkruar se i ka thënë Escobarit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke u përpjekur të shkaktojë përçarje të mes Serbisë, BE-së dhe ShBA-së.

“Diskutuam për procesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe për planet për forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së në të gjitha fushat”.

“Gjatë takimit, posaçërisht theksova ngacmimet e përditshme ndaj të cilave është i ekspozuar komuniteti serb në Kosovë. Presioni diskriminues, jodemokratik dhe shpesh i dhunshëm ndaj serbëve dhe një përpjekje për të krijuar përçarje mes Beogradit dhe partnerëve të tij në BE dhe SHBA janë politikat e vetme të Albin Kurtit”.

“Unë përcolla bindjen se një politikë e tillë nuk ka të ardhme. Beogradi mbetet i vendosur për paqen, bashkëpunimin dhe politikën e së ardhmes”, ka thënë Gjuriq.

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci