Të fundit

Komuna e Deçanit: Zyrtari i arrestuar për ryshfet punon në MPB, jo te ne

Komuna e Deçanit ka dalë me një sqarim pas arrestimit të një punonjësi që sipas Policisë së Kosovës punon në Qendrën Komunale të Regjistrit Civil – Deçan.

Në reagim thuhet se i dyshuari me inicialet H.I., i dyshuar për marrje ryshfeti në tri raste që kap vlerën e një mijë e 800 euro, është nëpunës që vepron në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Njoftojmë opinionin publik dhe gjithë qytetarët e Deçanit dhe të Republikës së Kosovës, se i dyshuari, H.I., (viti i lindjes 1964, mashkull kosovar), nënpunës në Qendrën e Regjistrimit Civil – Deçan, nuk është punëtor i Institucionit të Komunës së Deçanit por njësisë së veçantë të kësaj Qendre, që vepron nën kompetencat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se Komuna e Deçanit nuk ka asnjë përgjegjësi për funksionimin apo administrimin e kësaj Qendre, sepse ata menaxhohen nga MPB-ja dhe ndarja e përgjegjësive është e qartë, madje ata kanë edhe objektin e tyre të veçantë të punës”, thuhet në reagim.

Po ashtu u tha se i H.I., ka një periudhë kohore që është transferuar në pozitën e njëjtë në Komunën e Junikut.

Policia tregoi sot se 59-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Ai është intervistuar në prenzencë të avokatit të tij. Më pas, ai është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

Arrestohet një zyrtar në Deçan, dyshohet se i mori rreth dy mijë euro ryshfet

Video nga Paradoks

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci